Information på Albanska

MË MIRË MË SHUMË VENDE PUNE SE SA DALLIME NË MES NJERËZVE

 

 

Më 19 shtator janë zgjedhjet.Ne dëshirojmë që Suedia të jetë vend i mundësive.Këtu të gjithë pavarsisht nga prejardhja që kan mund të zhvillohen dhe të jenë pjesë e përgjegjsisë së vet.Aktualisht nuk është kështu.Dallimet në mes njerëzve janë në rritje.

 

Ne dëshirojmë që në këto zgjedhje  të devijojmë zhvillimin e gjendjes aktuale në  drejtim të  një politike me më shumë mundësi të  vendeve të reja për punë dhe mundësive tjera të reja-të luftojmë  papunsinë dhe dallimet  ndërnjerzore.Çdo orë pune është me shumë rëndësi si për plotsimin e ëndërrave të njeriut në veçanti ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të shtetit Suedez në përgjithësi.

 

Suedia qëndron në një udhëkryq.

Akoma do të mbyllen edhe më shumë dyer dhe rritja e dallimeve ndërnjerzore do të jetë edhe më shumë në rritje?Apo ,Ne së bashku do të ndërtojmë vendin e mundësive?

 

NE SYNOJMË MË LARTË

Suedia në shumë pikpamje është një vend i mrekullueshëm.Por,problemet ekzistojnë.Konkurenca  është në rënie e sipër përderisa dallimet ndërnjerzore dhe  papunsia është gjithnjë në rritje.Premtimet e partive(borgjeze) në fuqi për mundësi punsimi dhe barazi njerzore ishin vetëm premtime të kota.Kjo tani është më se e qartë .Papunsia e të rinjëve është një ndër më të mëdhat në Evropë.

Ne dëshirojmë të devijojmë këtë zhvillim të tillë.Një shtet i vogël sikur Suedia ka nevojë për një ekonomi të fuqishme garuese,infrastrukturë funksionale dhe liri të zgjedhjes në tregun banesor.Gjithashtu duhet të investohet në të arritura shkencore dhe ide të reja që mund të përfshijnë territore të reja dhe popullsi të aftë për ti përballuar shpejt sfidat e reja.

 

Ne dëshirojmë të inkurajojmë sipërmarrësit duke iu ofruar siguri më të madhe në rrezik kapitali.Ne dëshirojmë   që ndryshimet klimatike ti përshtatemi në atë mënyrë që ato të jenë anë përfituese për Suedin.Poashtu dëshirojmë të investojmë në zhvillime teknike,shkencore dhe arsimim që mundësojnë  punsime.Të përmirsojmë sigurimet në mënyrë që sa më shpejt të bëhemi të pavarur në rast sëmundjeje ose ose keni nevojë për punë të re. Me këtë të gjithë fitojmë.

 

E TËRA ËSHTË E VARUR

Sa më shumë që jemi të punsuar aq më tepër do të rritet ekonomia e vendit dhe at’herë mund të zhvillojmë shkollimin dhe shëndetsinë.Në këtë mënyrë fitimi im apo i yti është një fitim për të gjithë.Prandaj çdo orë pune është me shumë rëndësi për plotsimin e qëllimit të angazhimit tonë për politikën ekonomike.Ne dëshirojmë mirëqenie në një klasë botrore.Kjo kërkon punsim të lartë dhe një ekonomi të fuqishme.Kërkon poashtu edhe mësimdhënës të afirmuar dhe specialistë të shkathët dhe mjekë në disponim të përhershëm.Në këtë mënyrë ndeshen puna dhe  mirëqenia njëra me tjetrën.

Shkolla,shëndetsia dhe përkujdesia duhet të ken cilësi të lartë,të drejtuara nga nevoja dhe të ofrohet në kushte të njejta pavarsisht nga ajo se ku banon personi  apo sa i ka të ardhurat.Në këtë mënyrë mund të ndajmë  dhe rreziqet,mundësitë dhe sigurimet  gjatë jetës sonë por edhe gjatë gjeneratave.Kjo është një reçetë e suksesit.Prandaj  ne vendosim punsimin në rend të parë.

 

VOTO MË SË LARGU MË 19 SHTATOR

Më 19 shtator janë zgjedhjet parlamentare,komunale dhe regjionale.

 

 

A KE DREJTË VOTIMI?

·Për të pasur drejtë votimi për zgjedhjet parlamentare duhet të jesh shtetas suedez, të jesh 18 vj. para dites së votimit dhe të jesh i regjistruar në regjistrin popullor.

·Nëse je shtetas i ndonjë shteti në UE si Island apo Norvegji si dhe i regjistruar ne regjistrin popullor të Suedisë ,ke të drejtë votimi në zgjedhjet komunale dhe regjionale.

·Nëse je shtetas në një shtet jashtë UE dhe ke qenë i regjistruar në regjistrin popullor të Suedisë për tri vite radhazi deri në ditën e votimit,ke të drejtë votimi në zgjedhjet komunale dhe ato regjionale.

·Të gjithë që kanë drejtë votimi marrin me postë një kartë votimi së largu më 31 gusht.Nëse nuk ke marrë një gjë të tillë apo e ke humbur, ke mundësi për një tjetër kartë votimi në komun apo në Entin zgjedhor.

 

”Ne socialdemokratët kemi një idé për ndërtimin e përbashkët të shoqërisë.Unë këtë e quaj vend i mundësive.

Suedia është ajo që ndërton në bazë të të kuptuarit se , së bashku jemi më të fuqishëm”

Mona Sahlin,jobbkongressen 2009.

 Sveriges Radio intervju

Zënja me punë themel i integrimeve në shoqëri

Shukrije Rama Pllashniku nga Ystadi është juriste, punon si arsimtare e gjuhës shqipe, kurse politikisht socialdemokrate aktive. Tash tri vite ajo ka vepruar si deputete e kuvendit komunal kurse në zgjedhjet e ardhshme kandidon për një vend në kuvendin komunal dhe atë regjional.

- Papunësia është një nga çështjet që brengos më së shumti Partinë Socialdemokrate ndaj edhe unë personalisht do të angazhohem më shumë rreth kësaj çështje me fokus në papunësinë e të huajve në Suedi, thot veç tjerash Shukrije Rama Pllashniku kandidate e Socialdemokratëve në Ystad për kuvendin komunal dhe regjional.

Shukrije Rama Pllashniku është mësuese dhe juriste me profesion por ka zgjedhur ideologjinë socialdemokrate për anagzhime në politikë. Në listën e kandidatëve për kuvend komunal në Ystad zë vendin e 22-të, kurse në listat regjionale zë vendin 12-të.

 

 Att ha ett jobb är en förutsättning för att kunna integrera invandrare i det svenska samhället.
Shukrije Rama Pllashniku är utbildad jurist. Hon arbetar som modersmålslärare i albanska. Hon är politiskt aktiv som socialdemokrat. Hon sitter i kommunfullmäktige i Ystad. I det kommande valet kandiderar hon till kommunfullmäktige och hon kandiderar också till regionvalet.
 På kommunlistan står hon på plats nummer 22 medan hon på regionlistan står på plats nummer 12
            -Arbetslöshet är en av de viktigaste frågorna för Socialdemokraterna därför ska jag också engagera mig i denhär frågan med fokus på arbetslösheten bland personer med invandrarbakgrund, säger Shukrije Rama Pllashniku i en intervju för Sveriges Radio på albanska
På kommunlistan står hon på plats nummer 22 medan hon på regionlistan står på plats nummer 12

Sidan uppdaterades senast: 2010-07-28 20:46